Çfarë është Kingsize Help?

Automjetet e mëdha mund të shkaktojnë probleme të mëdha nëse ju ndodh një defekt apo një aksident në rrugë.

Në raste të tilla Kingsize Help do t ëjetë ndihma më e madhe për ju dhe për t’ju siguruar përdorimin falas të asistencës në rrugë. Përveç shërbimit të riparimit të kamionëve dhe autobuzëve, transportit dhe shërbimit të vinçit për të nxjerrë automjet nga vende të vështira, shoferi gjithashtu mund të përdorë akomodimin apo automjetin zëvendësues si dhe shërbimet e interpretimit. Kingsize Help e siguron të gjithën këtë përreth Evropës.

Kingsize Help është ideuar për përdoruesit e biznesit, pronarët e autobuzëve dhe kamionëve me një ngarkesë maksimale të lejuar deri 3.5 ton.

Pse Kingsize Help?

AUTOMJETE TË MËDHA = KOSTO TË MËDHA

Pronarët e autobuzëve dhe kamionëve e dinë shumë mirë cilat janë pasojat e defekteve apo aksidenteve në trafik. Kostot e larta të riparimit, rikthimit, tërheqjes dhe largimit të automjeteve mund të ndikojnë së tepërmi statusin financiar të biznesit të transportit.

AUTOMJETE TË MËDHA = KOSTO TË MËDHA

TONELATA NDËRLIKIME

Organizimi i ndërhyrjeve është në vetvete kërkues, në mënyrë të veçantë nëse shtojmë edhe pengesën e gjuhës. Situata është edhe më e ndërlikuar nëse jeni jashtë shtetit dhe nuk i njihni kontarktorët, çmimet e procedurave, dhe kjo i ngre edhe më shumë kostot.

TONELATA NDËRLIKIME

KOSTOT E MUNDËSIVE

Për aq kohë sa automjeti juaj nuk funksionon, dhe kjo situatë mund të gjatet pa qenë e nevojshme nëse nuk i njihni kotraktorët, ekziston një rrezik i caktuar humbjeje të ardhurash nga transporti i mallrave dhe pasagjerëve, si dhe vonesa në dërgesat për të cilat është rënë dakord mund të çojë në ndëshkime.

KOSTOT E MUNDËSIVE

FOKUSOHU NË ATË QË ËSHTË E RËNDËSISHME

Nuk keni më nevojë të harxhoni para nga burimet e shërbimit tuaj apo kohë për të kërkuar një shërbim rimorkjimi kur të jeni në terren. Kingsize Help do t'ju sigurojë asistencën dhe do të mbulojë kostot përreth Evropës. Kështu ju mund të vazhdoni të bëni punët tuaja normlae dhe të na lini ne të kujdesemi për kamionin apo autobusin tuaj.

FOKUSOHU NË ATË QË ËSHTË E RËNDËSISHME

PAKETA E SHËRBIMIT

Call Centre

Call Centre

Na telefononi falas çdo ditë, në çdo kohë.

Diagnostifikim i problemit/defektit

Diagnostifikim i problemit/defektit

Diagnostifikimi profesional është hapi i parë drejt një shërbimi të shpejtë dhe të duhur të automjetit.

Riparim në vend

Riparim në vend

Ne mund ta riparojmë automjetin tuaj në vend dhe të kryejmë shërbime të thjeshta si furnizimi, karikimi i baterisë, karikimi i kompresorëve të ajërit, riparime të thjeshta të tubacioneve të karburantit, ajërit apo ftohjes, të zëvendësojmë pjesët, të zëvendësojmë siguresat dhe llambat, etj.

Përgatitje për rimorkim

Përgatitje për rimorkim

Ne kryejmë punën përgatitore për rimorkjimin e automjetit - çmontimin e boshtit të transmisionit, lidhja me sistemin e ajërit të automjetit rimorkiues, shënimi i automjetit, sigurimi i automjetit dhe ngarkesës në automjet, etj.

Transportimi i automjetit

Transportimi i automjetit

Nëse nuk mund ta kthejmë automjetin në gjendje funksionale në vend, ne do të organizojmë transportin e tij, përfshirë këtu ngarkimi, transportin dhe shkarkimin e tij në vendin e zgjedhur prej jush.

Makineri vinç

Makineri vinç

Një makineri vinç është në dispozicionin tuaj në rast nevoje për t'ju nxjerrë nga situata apo për ta trajtuar automjetin në rastet e rrëshqitjes, rrokullisjes, etj.

Akomodimi

Akomodimi

Gjatë riparimit të automjetit, ne sigurojmë akomodim për shoferin në një hotel aty pranë.

Automjeti zëvendësues

Automjeti zëvendësues

Ne i sigurojmë shoferit një makinë zëvendësuese për pasagjer të cilën ta përdorë gjatë kohës që automjeti është duke u riparuar apo për t'u kthyer në shtëpi.

Interpretues

Interpretues

Shërbimi i interpretimi është gjithashtu i përfshirë në mënyrë që të lehtësojmë komunikimin tuaj me shërbimin kompetent apo me pjesëtarë të tjerë në organizatë për një ndërhyrje të duhur në një vend të huaj.

Kur dhe si të përdorni Kingsize Help?

Kingsize Help është ndihma më e madhe në rast defekti apo aksidenti të autobuzave dhe kamionëve tuaj ndërsa udhëtoni jashtë kufijve të vendit tuaj, kudo në Evropë. Thjesht kontaktoni qendrën tonë të thirrjeve me numrin falas çdo ditë dhe çdo orë. Ne pastaj do të dërgojmë urgjentisht një ekip në vendndodhjen tuaj dhe do ta riparojmë automjetin tuaj në vend. Nëse kjo nuk është e mundur do të bëjmë të mundur transportimin e automjetit në një vend të zgjedhur prej përdoruesit të Kingsize Help.

Në rastet e aksidenteve, përmbysjes apo rrëshqitjes së automjetit, nëse është e nevojshme, ne do të organizojmë ardhjen e makinerisë vinç për të nxjerrë, ngritur apo trajtuar automjetin tuaj gjatë ngarkimit dhe përgatitjes për transport, ne gjithashtu do të sigurojmë asistencë shtesë si akomodimi dhe automjeti zëvendësues për shoferin, si dhe shërbimin e interpretimit.

Ku dhe si mund ta merrni Kingsize Help?

Ju mund ta porosisni Kingsize Help me kompaninë tuaj të sigurimeve, bankën, kompaninë e telekomit, kompaninë leasing apo me kompaninë e kartës së kreditit si pjesë integrale të produkteve të tyre ose si një produkt më vete, shpejt dhe lehtë përmes shitjeve online, zgjidhjeve të aplikimit apo personalisht në degët tona.